TURIZËM

Artikull

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Dielë, 14 Korrik 2024, 05:40

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

FOTO: bgtourism.bg

Madhësia e shkronjave

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa më e pjerrët dhe më ekstreme e shtegut për në Stançov Kamëk do të sigurohet me një litar metalik, ndërsa përgjatë shtegut, duke filluar nga rruga e asfaltuar pranë fshatit Manastir, do të vendosen shenja rrugore dhe tabela të dakorduara me Unionin Turistik Bullgar. Ideja është që zona të bëhet e aksesueshme për alpinistët që nuk kanë shumë përvojë.
Në rrethinat gjenden një sërë ujëvarash, si "Giumbjurtijata" pranë fshatit Belica dhe "Shën Duh" pranë fshatit Manastir. Shtigjet që të çojnë në ujëvarat e bukura në "Halillkovskoto dere" dhe "Çavdar dere" aktualisht janë duke u rinovuar.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: bgtourism.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello