HISTORI

Artikull

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Dielë, 14 Korrik 2024, 06:40

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski"

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski"

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e Universitetit dhe do të ofrojë një program të pasur ngjarjesh kushtuar aspekteve të ndryshme të studimeve biblike, transmeton BTA.
Mbi 20 sesione shkencore do të mbahen në tre ditë. Pjesëmarrësit do të angazhohen në diskutime mbi tema të tilla si historia e Biblës, gjuha dhe letërsia biblike, arkeologjia, teologjia biblike dhe etika. Në kuadër të konferencës do të prezantohen tre ekspozita: ekspozita interaktive “Në fillim ishte fjala” në hollin e Rektoratit, “Nën mbrojtjen e të shenjtës” në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij” dhe "Bibla dhe studiuesit e saj" në Bibliotekën Universitare.
Hapja e forumit prestigjioz do të bëhet më 15 korrik në sallën e Universitetit të Sofjes.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип