Në qytetin Kazanllëk shënojnë 187 vjetorin e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe 156 vjetorin e vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër

Martë, 16 Korrik 2024, 02:40

Në qytetin Kazanllëk shënojnë 187 vjetorin e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe 156 vjetorin e vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër

FOTO: BGNES, arkiv

Madhësia e shkronjave

Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit, komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari.

FOTO: БГНЕС- архив

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, administrata lokale njofton se në datën 16 korrik në Muzeun e Letërsisë Artistike “Çudomir” do të prezantohet ekspozita "Vendet e kujtesës (1873-1933)" e Institutit të Studimeve Historike dhe Bibliotekës Qendrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar "Vasill Levski" - Karllovo. Gjithashtu do të prezantohen Koleksionet "Dokumentet dhe kërkimet e reja. Vasill Levski”. Organizatorë të iniciativave janë Komuna Kazanllëk, Parku Kombëtar-Muze "Shipka - Buzlluxha", Muzeu Historik "Iskra" dhe Dega Rajonale "Regjimenti i 23-të i Këmbësorisë Shipçenski - Kazanllëk" e Shoqërisë Kombëtare "Tradicia".