EKONOMI

Artikull

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

Martë, 16 Korrik 2024, 08:24

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

FOTO: BE

Madhësia e shkronjave

Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së, Bullgaria i plotëson të gjitha kërkesat, përveç stabilitetit të çmimeve. Sofja realizoi përparim të mirë dhe ne e inkurajojmë atë të vazhdojë përpjekjet e saj për reformimin dhe miratimin e euros. Kjo do të ndodhë pas arritjes së një afrimi të qëndrueshëm me Eurozonën, shpjegoi Donahju. Komisioneri Evropian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, tha se Komisioni Evropian raporton përparim në shumicën e kërkesave në vend, por pret përmirësim në menaxhimin e kompanive shtetërore bullgare. Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministre e financave Ljudmilla Petkova tha se Ligji për vënien e euros në qarkullim është në Kuvendin Popullor dhe shpreson që së shpejti të miratohet.
Lexoi më shumë: