Artikull
Zjarri arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, banorët janë duke u evakuuar
Mërkurë 17 Korrik 2024 14:37
Mërkurë, 17 Korrik 2024, 14:37
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Vazhdon lufta kundër zjarreve në rajone të ndryshme të Bullgarisë. Situata në Komunën Boljarovo, e vendosur në kufirin me Turqinë, po ndërlikohet. Zjarri i ripërtërirë si pasojë e erës së fortë arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, në rajonin e qytetit Jamboll. Ka shtëpi dhe objekte bujqësore të djegura. Imponohet evakuimi i përkohshëm i banorëve. Më shumë se 10 ekipe nga Jambol, Sliven, Burgas dhe Haskovo ndodhen në vendin e zjarrit. Zjarrfikësve iu bashkua një helikopter nga Baza Ajrore Krumovo. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar.
Në zonë është në fuqi një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. Me urdhër të ministrit të punëve të brendshme, Kalin Stojanov, në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit do të angazhohen edhe makina ujë-hedhëse të xhandarmërisë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип