LAJME

Artikull

GERB-SDS dhe “Vëzrazhdane” nuk do të mbështesin një qeveri me mandatin e dytë

Mërkurë, 17 Korrik 2024, 15:35

Rosen Zheljazkov dhe Denica Saçeva

Rosen Zheljazkov dhe Denica Saçeva

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

GERB-SDS do të mbështesë çdo iniciativë kundër korrupsionit, por jo në formën që u është paraqitur aktualisht, e cila me sa duket është pjesë e një fushate fillestare parazgjedhore. Koalicioni nuk do të mbështesë propozimin për një kabinet me mandat të dytë. Këtë e bëri të ditur deputeti Rosen Zheljazkov pas një takimi me ekipin negociator të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), i cili iu drejtua forcave të tjera parlamentare për mbështetje në formimin e një kabineti. Sipas PP-DB-së, kjo përkrahje duhet të dëshmohet duke mbështetur një deklaratë kundër korrupsionit, përgatitur prej tyre. Zheljazkov me ironi vlerësoi PP-DB-në për "guximin e treguar" për të kërkuar opsione për të formuar mazhorancën, edhe kur deklaruan se do të ishin opozitë, ndërkaq pa të jetë garantuar marrjen dhe zbatimin e mandatit të dytë.

FOTO: БГНЕС

Ndonëse mbështesin legjislacionin kundër korrupsionit të propozuar nga PP-DB, edhe “Vëzrazhdane” hedh poshtë realizimin e mandatit të dytë. Kjo u bë e qartë nga deklarata e nënkryetarit të partisë, Conço Ganev. Kundërshtimet e “Vëzrazhdane” kanë të bëjnë me faktin se DB-ja hodhi poshtë propozimet e tyre për prioritete legjislative, dhe se nuk mund të negociojnë me GERB-in dhe DPS-në, dhe të pretendojnë se janë kundër ujdive të prapaskenës.

Publikoi / Publikuan: БНР екип