LAJME

Artikull

PP-DB nuk mund të formojë qeveri, do ta kthejnë mandatin e dytë

Enjte, 18 Korrik 2024, 08:21

PP-DB nuk mund të formojë qeveri, do ta kthejnë mandatin e dytë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) pas takimeve me grupet parlamentare të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor. “Ne nuk do ta shpërdorojmë kohën dhe jemi të gatshëm që menjëherë ta kthejmë mandatin në momentin e parë të përshtatshëm për presidentin Rumen Radev”, theksoi bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Kryetari i grupit parlamentar Nikollaj Denkov nuk komentoi nëse do të mbështesin një mandat të tretë për kabinetin: “Nuk ka kuptim për momentin të diskutojmë se çfarë do të ndodhë në një situatë hipotetike, le të dorëzohet mandati i tretë, të shohim kush do të jetë mbajtësi, të shohim cili do të jetë propozimi, pastaj do të përgjigjemi”.