POLITIKË

Artikull

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Enjte, 18 Korrik 2024, 14:02

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin mandat.
“Shpresoj që arsyeja në grupet parlamentare të mbizotërojë”, tha Jotova dhe theksoi se në situatën aktuale vendi ynë ka nevojë për një qeveri që punon. Nënpresidentja theksoi se padyshim që me mandatin e dytë nuk do të ketë qeveri dhe presidenti do të vendosë se kur dhe kujt t'ia dorëzojë mandatin e tretë. Sipas Jotovës, ka kërkesa nga disa forca politike që "ofrojnë një dritare mjaft të hapur për bisedime, negociata" dhe janë "të prirura për kompromise të caktuara".

Publikoi / Publikuan: БНР екип