Artikull
Zjarri në fshatin Voden tregoi një problem me mungesë komunikimi në disa pjesë të Bullgarisë
Premte 19 Korrik 2024 13:52
Premte, 19 Korrik 2024, 13:52
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Operatorët celularë do të ndërmarrin hapa urgjent për të përmirësuar mbulimin e rrjetit celular për popullatën në fshatin Voden dhe disa fshatra fqinjë.Këtë u vendosu në takimin e iniciuar nga kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov, pasi u bë e qartë se ndër problemet në reagimin ndaj fatkeqësisë natyrore ishte mungesa e mbulimit të komunikimeve mobile. “E drejta e njerëzve për komunikacione nuk mund t'i hiqet, kudo që janë”, theksoi dje Gllavçev.
Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve thekson se situata në Voden tregoi rëndësinë e projektit në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, i cili parashikon sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për 400 mijë bullgarë në zonat e vështira për t’u arritur dhe të largëta të vendit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип