MUZIKË

Artikull

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shtunë, 20 Korrik 2024, 04:15

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

FOTO: BTA-arkiv

Madhësia e shkronjave

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan performancat e saksofonistes Galateja Mutafova, këngëtares Kristina Zheçkova dhe Eliya & Live Band.

FOTO: Община Каварна

Në mbrëmjen e dytë banorët dhe mysafirët e fshatit të Detit të Zi do të mund të dëgjojnë performancat e këngëtares dhe aktores Volena Apostollova, e cila përveçse ka një karriere muzikore në xhaz, merr pjesë edhe në muzikalet e Operës Shtetërore në Varna. Pas saj në skenë do të ngjitet prof. Veselin Kojçev - Trio, e njohur në mesin e dashamirëve të muzikës pop dhe xhaz, së bashku me vajzën e tij Svetlina. Titullarët e mbrëmjes do të jenë muzikantët e grupit “Kerana dhe Kozmonautët”.
Oganizator i festivalit është bashkia e Kavarnës, raporton BTA.
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: BTA, Bashkia e Kavarnës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип