Artikull
Një konkurs ndërkombëtar i dronëve po zhvillohet në Varna
Dielë 21 Korrik 2024 04:30
Dielë, 21 Korrik 2024, 04:30
FOTO: visit.varna.bg
Madhësia e shkronjave
FAI 2024 po mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Varnës në datat 20 dhe 21 korrik në zonën pranë fushave të lojës të parkut l pranë Asparuhovës.
Ndër pjesëmarrësit janë pilotë drone nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Turqia, Letonia, Polonia, Italia, Franca, Belgjika, Kina, Koreja e Jugut, Hong Kongu dhe SHBA. Nga ana bullgare, në turne garojnë dy pilotët më të mirë bullgarë të dronëve, si dhe kampioni i botës nga Koreja, i cili vjen enkas për këtë event. Garuesit matin shpejtësinë, shkathtësinë dhe imagjinatën në navigimin e një droni.
FOTO: visit.varna.bg
Gjatë fundjavës, garuesit kanë mundësin të shohin qarqe nate, një pistë të ndriçuar në mbrëmje, drone garash të ndërtuara me dorë, pengesa neoni dhe instalime jokonvencionale të dritës.
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: visit.varna.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva