Hënë 22 Korrik 2024 05:10
Hënë, 22 Korrik 2024, 05:10
FOTO: YouTube /Atazar
Madhësia e shkronjave
Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris V, të cilët janë të njohur në skenën muzikore me projekte të shumta të suksesshme.
"Mbetu" është një këngë që flet për marrëdhëniet dhe përjetimet e ndërlikuara kur luftojmë për të mbajtur dashurinë dhe lidhjen tonë. Kënga thekson ekuilibrin mes butësisë së dashurisë dhe dhimbjes së ndarjes. Teksti rikrijon ndjenjën e romancës verore, butësisë dhe ngrohtësisë. Melodia i mbështet këto ndjenja me dramatizmin, emocionin dhe lirizmin e saj, ku çdo notë e çon dëgjuesin në një udhëtim emocionues nëpër përjetimet e tij shpirtërore.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova