SPORT

Artikull

Paraqitje e mirë e sportistëve bullgarë në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë

Hënë, 22 Korrik 2024, 07:14

Radina Veliçkova

Radina Veliçkova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar për vajza dhe solli titullin e parë për vendin tonë në këtë grupmoshë nga kampionati evropian.
Veliçkova fitoi medaljen fitoi edhe medaljen e bronztë në kërcimin së gjati, pasi kapërceu 6.16 metra.
Hristijan Kasabov fitoi medaljen në 110 metra me pengesa, duke u renditur i treti.

Димо Андреев и треньорът му Андриан Андреев

FOTO: atletikabg.com

Në Kampionatin Evropian në,Sllovaki, shumë mirë u prezantua edhe Dimo Andreev, i cili fitoi medaljen e argjendtë të çekiçit (5 kg). Ai arriti 72.49 m në përpjekjen e tij më të mirë.
Foto: BTA, atletikabg.com

Publikoi / Publikuan: БНР екип