Artikull
Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj
Martë 23 Korrik 2024 07:19
Martë, 23 Korrik 2024, 07:19
FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme
Madhësia e shkronjave
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit.
Një prioritet për një politikë të jashtme të mirë është sigurimi i një pushteti ekzekutiv të qëndrueshëm. Interesat kombëtare të kombinuara me vlerat evropiane dhe euroatlantike duhet të vazhdojnë të mbrohen, si dhe të drejtat dhe interesat e bashkatdhetarëve tanë, tha kryeministri.
Presidenti Rumen Radev theksoi si detyrë të dorës së parë të diplomacisë bullgare "forcimin e autoritetit, rolit dhe zërit të Bullgarisë në organizatat ku ajo është anëtare, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve bullgare jashtë vendit, mbrojtjen e interesave tregtare dhe ekonomike të vendit".
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип