LAJME

Artikull

Shkencëtarët bullgarë do të eksplorojnë kozmosin e afërt nga Antarktida

Martë, 23 Korrik 2024, 14:46

Baza bullgare në ishullin Livingston

Baza bullgare në ishullin Livingston

FOTO: bas.bg

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të kërkimit shkencor astronomik polar, i quajtur "Ndikimi i aktivitetit diellor në dinamikën jonosferike dhe rrjedhat e grimcave me energji të lartë mbi Antarktidë", i cili do të zhvillohet në vitet 2024-2025, njofton “kademia Bullgare e Shkencave. Eksperimentet shkencore do të ndihmojnë për të hulumtuar plotësisht shpërthimet diellore gjatë periudhës së aktivitetit maksimal dhe efektet e tyre në sistemin e Tokës.

Publikoi / Publikuan: БНР екип