Artikull
Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari
Mërkurë 24 Korrik 2024 07:37
Mërkurë, 24 Korrik 2024, 07:37
FOTO: Facebook/gaidari.varna
Madhësia e shkronjave
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina, Cvetelina dhe Viktorija debutuan me një video në internet me ekzekutimin e këngës popullore "O, vashë e bukur" në një aranzhim modern të Nikolla Georgiev. Sipas Georgiev, interesimi për folklorin bullgar në shoqërinë tonë po rritet dhe gjithnjë e më shumë vajza po synojnë instrumentin popullor, transmeton BTA. Sipas mësueses, krijimi i grupit “thyen” stereotipin se vajzat nuk mund të luajnë gajde.