LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti po stabilizohet

Enjte, 25 Korrik 2024, 16:15

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 27 deri në 32°, në kryeqytet 27°.
Në Detin e Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Vene-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 27-29°. Uji i detit është 28-29°.
Mbi malet deri në mesditë do të mbajë diell, më pas mbi masivet qendrore dhe lindore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 21°, në 2000 m deri në 13°.
Të shtunën dhe të dielën do të jetë me diell dhe do të ngrohtë.