FOLKLOR

Artikull

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Shtunë, 27 Korrik 2024, 04:35

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

FOTO: Facebook /Festivali i Qëndisjes

Madhësia e shkronjave

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët.
Festivali promovon një pjesë veçanërisht të gjallë të stilit të jetesës dhe traditës sonë – qëndistarinë. Krahas kësaj i kushtohet vëmendje edhe një tradite tjetër bullgare të mbledhjes së barnave kuruese - njohuritë e ruajtura popullore për bimët e egra dhe përdorimin e tyre në jetën e përditshme.
Festivali përfshin një koncert, një përrallë kërcimi, një bisedë me etnografë të njohur, ekspozita, prezantimin e kostumeve nga krahina të ndryshme, ndërsa për fëmijët - lojëra të ndryshme argëtuese. Hyrja është falas për të gjithë ata që dëshirojnë dhe emocioni është i garantuar.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova