Artikull
Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest
Shtunë 27 Korrik 2024 06:15
Shtunë, 27 Korrik 2024, 06:15
FOTO: npmg.org
Madhësia e shkronjave
Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore.
Kjo është arritja më e mirë e nxënësve bullgarë në këtë turne që nga viti 2015, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore. Duke arritur vendin mbresëlënës të 9-të me një rezultat prej 190.9 pikësh dhe duke tejkaluar ekipin gjerman në raundin e fundit, nxënësit bullgarë siguruan medaljet e argjendta ekipore.
E veçanta e këtij konkursi të shkencave natyrore është se zhvillohet në ekip dhe zgjidhen detyrat kërkimore shkencore. Aftësitë për të mbrojtur idetë e tyre në mënyrë të arsyetuar dhe të strukturuar gjatë konkurrimit janë kriteret e nevojshme për vlerësim. Ekipi i të rinjve bullgarë hyri në të tre rolet gjatë diskutimeve fizike, që janë raportues, kundërshtar dhe recensues.
Pjesëmarrësit tanë ishin nxënës të klasave të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta nga shkollat e mesme në Sofje, Veliko Tërnovo, Ruse dhe Haskovo.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova