Artikull
Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij
Dielë 28 Korrik 2024 04:25
Dielë, 28 Korrik 2024, 04:25
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një biletë të dytë me një zbritje prej 10 leva nga çmimi i saj i rregullt. Fushata e titulluar “Zbulo Teatrin”, i mundëson publikut të skanojë kode të veçanta QR të vendosura në vende të ndryshme të kryeqytetit, që lidhen me historinë e këtij institucioni ikonë. “Ndiqni faqet e Teatrit Popullor në rrjetet sociale për t'i gjetur më lehtë këto vende” - këshillojnë nga Tempulli i Melpomenës dhe shtojnë se për të qenë pjesë e shortit, pjesëmarrësit duhet të plotësojnë një anketë speciale online. Ka një mundësi për ta bërë këtë deri në fund të gushtit dhe fituesit do të shpallen në hapjen e sezonit të ri më 10 shtator.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova