Artikull
Borxhi i ulët, synimi për futjen e euros dhe anëtarësimi në BE janë faktorët pozitivë në vlerësimin e Moody's për Bullgarinë
Martë 30 Korrik 2024 08:19
Martë, 30 Korrik 2024, 08:19
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Moody's pret që Bullgaria të hyjë në Eurozonë jo më vonë se fillimi i vitit 2026. Sipas agjencisë së vlerësimit, rritja e ekonomisë bullgare në vitin 2024 do të jetë 2.9%. Kriza e vazhdueshme politike e brendshme dhe mundësia e zgjedhjeve të reja të parakohshme theksohen si një faktor minues i efektivitetit të institucioneve "për shkak të natyrës strukturore të krizës politike".
Përpjekjet për futjen e valutës unike evropiane është faktori me një efekt pozitiv mbi profilin e kreditit të shtetit, dy faktorët e tjerë të stabilitetit janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe niveli i ulët i borxhit të shtetit. “Vetë synimi drejt eurozonës ka kontribuuar në zhvillimin e forcës institucionale dhe qeverisëse”, shtohet në analizë.