LAJME

Artikull

Nuk ka perspektivë për formimin e një qeverie me mandatin e tretë

Martë, 30 Korrik 2024, 14:20

Toshko Jordanov - ITN

Toshko Jordanov - ITN

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Takimi i parë i organizuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie më mandatin e tretë përfundoi me dështim. Nga gjashtë të ftuarit nga grupi i shpërbërë i “Veliçie”, i afërt me themeluesin e partisë Ivelin Mihaijlov, erdhi vetëm një deputete - Krasimira Katinçarova. Ajo e vuri si kusht – mbështetjen e idesë së tyre që Termocentrali Bërthamor “Belene” të ndërtohet nga Ukraina, por “Ka një popull të tillë” e cilësoi kërkesën si të paplotësueshme. Ndërkohë, tre nga formacionet kryesore parlamentare konfirmuan qëndrimin e tyre se nuk do të mbështesin një kabinet me mandat të ITN-së. Denica Saçeva nga GERB-SDS komentoi se është mirë që të mbahen takime që janë bazë për Kuvendin e ardhshëm Popullor. Skepticizëm u shpreh edhe PP-DB, ndërsa DPS-ja e udhëhequr nga Deljan Peevski edhe një herë shprehu qëndrimin e saj se mandati i tretë duhet të kthehet menjëherë.