Artikull
Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan
Mërkurë 31 Korrik 2024 11:15
Mërkurë, 31 Korrik 2024, 11:15
FOTO: FB / Debnevo.Jam
Madhësia e shkronjave
Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3 gusht nën gurgullimën ritmike të lumit Vidima.
Ditën e parë, publiku do të dëgjojë performancat e maestros Georgi Kalaixhiev me projektin e tij të rëndësishëm shoqëror "Muzika në vend të rrugës". Më 2 dhe 3 gusht, dashamirët e muzikës së bukur do të shijojnë mbrëmjet tradicionale të festivalit në Lëndinën JAM nën yjet e malit Stara Pllanina.
Publikoi / Publikuan: БНР екип