Artikull
Plovdivi është me tym, rekomandohet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi
Premte 2 Gusht 2024 07:59
Premte, 2 Gusht 2024, 07:59
Foto: Administrata rajonale - Plovdiv
Madhësia e shkronjave
Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv.
Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të Mjedisit dhe Ujërave kanë raportuar për shtatëfishim të grimcave të imta të pluhurit, njoftoi nënkryetari i bashkisë për ekologji dhe shëndetësi, Ivan Stojanov. Nga aty rekomanduan që banorët e qytetit të mbyllin dritaret dhe më të ndjeshmit mes tyre, shtatzënat, të sëmurët nga zemra dhe fëmijët e vegjël, të qëndrojnë brenda. Ata që dalin duhet të mbajnë maska.
Aktualisht po vijon shuarja e zjarrit në grumbullin e mbeturinave. Zjarri është nën kontroll dhe flakët pritet të shuhen ditën e sotme.
Publikoi / Publikuan: БНР екип