Artikull
Reagimi i ashpër i Komitetit Olimpik Bullgar kundër pjesëmarrjes së boksiereve femra që nuk e kaluan testin gjinor
Premte 2 Gusht 2024 11:43
Premte, 2 Gusht 2024, 11:43
Ju-Ting Lin
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në Lojërat Olimpike. Ne jemi të shqetësuar për pjesëmarrjen në turneun e boksit për femra në Lojërat e Parisit të Imane Kelif nga Algjeria (66 kg) dhe Ju-Ting Lin nga Tajvani (57 kg), të cilat kohë më parë nuk i kaluan testet gjinore dhe u pezulluan nga pjesëmarrja në turnetë e boksit për femra në nivel botëror, dhe tani në mënyrë të pashpjegueshme se si u regjistruan në programin e Lojërave Olimpike në Parisi mes femrave”, shënojnë nga Komiteti Olimpik Bullgar dhe shtojnë: “Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat jo vetëm të bullgareve, por të të gjitha sportisteve që mund të dëmtohen nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të seksit të kundërt në garat e femrave. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e konkurrenteve, pasi është vërtetuar shkencërisht se goditjet e meshkujve janë shumë më të forta se ato të femrave dhe mund të sjellin lëndime të rënda dhe trauma të përhershme.”
Publikoi / Publikuan: БНР екип