Artikull
Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale
30 muzikantë dhe artistë pamor po vijnë në festivalin RADAR
Shtunë 3 Gusht 2024 05:05
Shtunë, 3 Gusht 2024, 05:05
FOTO: Facebook /RADAR Festival
Madhësia e shkronjave
Organizatorët e
, i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve audio-vizuale, brenda 8 koncerteve dhe dy punëtorive krijuese, me pjesëmarrjen e mbi 30 muzikantëve dhe artistëve pamor.
FOTO: Facebook /RADAR Festival
Në programin muzikor, secili mund të gjejë diçka për veten e tij - nga xhazi tek tingulli elektronik, si dhe stile nga Rilindja deri në avangardë dhe beatbox - të gjitha të shoqëruara me instalim me dritë dhe video-mapping.
Аки Рисанен
FOTO: Facebook /RADAR Festival
Lokacionet kryesore të festivalit janë salla e koncerteve të Galerisë së Arteve të qytetit për koncertet e hapjes në tre netët e festivalit, ndërsa koncertet e mëvonshme do të luhen në oborrin e hapur të Muzeut Arkeologjik në kryeqytetin tonë detar Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Facebook /RADAR Festival
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип