Artikull
Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm
Dielë 4 Gusht 2024 06:55
Dielë, 4 Gusht 2024, 06:55
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“
Madhësia e shkronjave
Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe florën dhe faunën shumëngjyrëshe në to, tha për BTA Jordanka Jakimova nga institucioni kulturor.
Vëmendja e vizitorëve tërhiqet nga mrekullitë e katër llojeve të pyjeve që janë prioritet për t'u ruajtur në të gjithë Evropën. Vizitorët gjithashtu mësojnë për kërcënimet më të rëndësishme për ta, sfidat për ruajtjen dhe restaurimin e tyre, si dhe komponentët e rëndësishëm të ripyllëzimit të duhur.
Për krijimin e ekspozitës World Wildlife Fund (WWF) Bullgaria bashkon përpjekjet me Shoqatën e Animalistëve, Floristëve dhe Ilustruesve Shkencor. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, vizitorët e ekspozitës kanë mundësinë të shijojnë ilustrime shumëngjyrëshe me përfaqësues të botës së pasur bimore dhe shtazore në vendin tonë. Nga derrat e egër, kaprolli dhe lakuriqët e natës, deri te lloje të ndryshme zogjsh, zvarranikësh, amfibësh dhe insektesh.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип