SHOQËRI

Artikull

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Dielë, 4 Gusht 2024, 08:05

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

FOTO: debate.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta, përfshirë kampionët e fundit të botës nga viti 2023 - Kanadanë. "Ne humbëm vetëm nga Skocia, jemi të kënaqur me prezantimin tonë. Ishte një sfidë e madhe për ne përgjegjësia për të përfaqësuar Bullgarinë", tha një nga nxënëset, Tanja Anastasova për BNR Radio Sofia. Sipas nxënësit Valentin Kacarov, aftësitë që ata zhvillojnë si debatues i ndihmojnë shumë në shkollë dhe në jetë – edhe me faktin se duhet të lexojnë shumë dhe të grumbullojnë njohuri në fusha të ndryshme.

Publikoi / Publikuan: БНР екип