MUZIKË

Artikull

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Hënë, 5 Gusht 2024, 05:10

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

FOTO: Plovdiv Jazz Summer

Madhësia e shkronjave

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në gusht në fshatin Markovo.

FOTO: Plovdiv Jazz Summer

Më 8 dhe 9 gusht parashikohen tre koncerte - natën e parë (8 gusht) do të shijojmë muzikën e kontrabasistit, këngëtar dhe kompozitor me famë botërore Avishaj Koen dhe treshes së tij, dhe më pas grupin e saksofonistit katalanas Arnau Garofe me albumin e tij debutues “Frantik Zen”. Mbrëmjen e 9 gushtit adhuruesit e xhazit do të dëgjojnë Bellosllava me JP3 dhe Mladen Dimitrov (Mr. Moon).

Орлин Павлов

FOTO: Plovdiv Jazz Summer

Sërish me pjesëmarrjen e JP3, por kësaj radhe me këngëtarin Orlin Pavllov, do të përfundojë edicioni i tretë veror i Plovdiv Jazz Fest. Tradicionalisht, fundi i festivalit veror është një koncert falas që mbledh qindra njerëz në fshatin e afërt Markovo. Më 24 gusht në orën 21:00 në sheshin qendror të fshatit do të mbahet koncerti i këngëtarit Orlin Pavllov, së bashku me JP3 trion në përbërje Zhivko Petrov (piano), Dimitër Karamfillov (kontrabas) dhe Dimitër Semov (bateri).
Në pritje të këtyre koncerteve, ju ofrojmë këngën e Orlin Pavllov "Çdo ditë". Muzikën e kompozuan Jasen Kozev dhe Krum Georgiev, tekstin e krijoi Doni Vasileva, aranzhimin e bëri Borisllav Bojaxhiev.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип