LAJME

Artikull

Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare

Hënë, 5 Gusht 2024, 11:26

Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të parakohshme të shtatë parlamentare.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidenti, pas konsultimit me grupet parlamentare dhe me propozimin e kandidatit për ushtrues detyre të kryeministrit, emëron qeverinë e përkohshme dhe cakton zgjedhjet e reja brenda dy muajve. Presidenti ka një listë shumë të kufizuar personash nga të cilët mund të emërohet ushtruesi i detyrës së kryeministrit, kryetari i Asamblesë Kombëtare, guvernatori ose zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, kryetari ose zëvendëskryetari i Dhomës së Auditimit dhe Avokati i Popullit, ose zëvendësi i tij.