Martë, 6 Gusht 2024, 04:25

Zhaklin Tarakçi

Zhaklin Tarakçi

FOTO: YouTube / Igor Markovski

Madhësia e shkronjave

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor Markovski, me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova. Kënga e saj e re “Feniksi” e bashkon sërish këtë ekip. Autore e vargjeve këtë herë është gazetarja e BNR Stanisllava Pirçeva - Ava.
Kënga është pjesë e projektit “Artistët që këndojnë”, ku emra të njohur nga bota artistike bullgare interpretojnë këngë të krijuara posaçërisht për ta dhe “të veshura” me video me ndikim dhe emocionuese.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva