LAJME

Artikull

Për shkak të rinovimit, Sistemi Informativ Kombëtar i Vizave u pezullua përkohësisht

Enjte, 8 Gusht 2024, 07:26

Për shkak të rinovimit, Sistemi Informativ Kombëtar i Vizave u pezullua përkohësisht

FOTO: Ministria e Turizmit

Madhësia e shkronjave

Ministri i turizmit Evtim Milloshev dhe zëvendësministrja e jashtme Maria Angelieva diskutuan lehtësimin e dhënies së vizave për vendet e treta, nga të cilat pranohen shumë kërkesa për punë dhe vizita turistike në Bullgari, njoftoi BTA. “Ne po punojmë për të siguruar punonjës shtesë për t'i shërbyer një numri më të madh të qytetarëve në zyrat tona konsullore në Delhi, Stamboll, Edrene, Bursa, Doha, Xhakarta, Tashkent, Dubaj, Kajro, Riad etj. Këto janë destinacionet nga pranojnë kërkesa të shumta për punë”, tha zëvendësministrja Angelieva.
Të dy diskutuan gjithashtu pezullimin e ardhshëm të punës të Sistemit Informativ Kombëtar të Vizave nga 9 deri më 18 gusht. Pezullimi është për shkak të prezantimit të një versioni të ri të sistemit, i cili lidhet drejtpërdrejt me gatishmërinë e vendit për Shengen.

Publikoi / Publikuan: БНР екип