Artikull
Deputetët ratifikuan kontratën për blerjen e municionеvе për "Stryker"
Enjte 8 Gusht 2024 13:49
Enjte, 8 Gusht 2024, 13:49
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një kontratë ndërkombëtare për blerjen e municioneve për makineritë “Stryker” u ratifikua në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BTA. Kontrata e qeverisë amerikane, me një vlerë totale prej 64 880 655 dollarë pa TVSH, u mbështet me një votim 125 “pro” dhe 51 “kundër”. Vetë kontrata parashikon blerjen e municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe sipas klauzolave të saj furnizimi me municione sinkronizohet me furnizimin e makinerive “Stryker”. Fillimi i dërgesave është planifikuar për tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe duhet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2028. Në këtë mënyrë do të sigurohet sasia fillestare e nevojshme e municioneve për sistemet e armatimit të instaluara në mjetet luftarake dhe ato ndihmëse “Stryker”. Nëpërmjet kontratës do të mundësohet edhe transferimi i teknologjive dhe organizimi i prodhimit të municioneve 30 mm. në territorin e Bullgarisë në të ardhmen.
Publikoi / Publikuan: БНР екип