SHOQËRI

Artikull

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Premte, 9 Gusht 2024, 14:31

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

FOTO: bspb.org

Madhësia e shkronjave

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane, njoftoi BNR Radio Sofja.
Rritja e konstatuar është afro 20% krahasuar me një vit më parë, dhe kështu speciet e rrezikuara globalisht në vendin tonë janë rikuperuar në numrin e regjistruar në vitin 2008. Rritja është rezultat i formimit të çifteve të reja në Rodopet Lindore dhe Bullgarinë Verilindore, tha për Radio Sofjen Volen Akrumarev nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ai shtoi se njëqind vjet më parë në Bullgari ka pasur mijëra çifte, pas së cilës numri i specieve ka filluar të ulet dhe dhjetë vjet më parë popullsia e saj ishte rënë në një nivel prej rreth 20-24 çiftesh.