SPORT

Artikull

Legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov do të punojë për FIFA-n

Hënë, 12 Gusht 2024, 06:49

Hristo Stoiçkov (majtas) dhe Gianno Infantini

Hristo Stoiçkov (majtas) dhe Gianno Infantini

FOTO: Faqja H8S Hristo Stoitchkov

Madhësia e shkronjave

Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij.
"Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj veten dhe Bullgarinë në selinë botërore. Futbolli më dha një shans për të udhëtuar nëpër botë, për të parë se kush po zhvillohet dhe çfarë u nevojitet. Do të bëj çmos për të ndihmuar. Evropa Lindore është një burim i pafund talentesh dhe duhet të mbetet i tillë”, ka shkruar Stoiçkov në profilin e tij në rrjetet sociale.
Ndonëse Stoiçkov nuk ka përmendur një pozicion konkret, sipas mediave sportive, ish-futbollisti i kombëtares bullgare dhe legjenda e “Barcelona” do të përgjigjet për Ballkanin dhe Evropën Lindore në selinë e FIFA-s.
Lexoni më shumë për yllin e madh të futbollit bulgar dhe botëror Hristo Stoiçkov:

Publikoi / Publikuan: БНР екип