EKONOMI

Artikull

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Hënë, 12 Gusht 2024, 12:59

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet ekonomike në të cilat u regjistrua rritja më e madhe ishin “Administratë shtetërore” me 13.1%, “Arsimi” me 9.7% dhe “Industria e hotelerisë dhe restoranteve” me 9.2%.
Paga mesatare bruto mujore më e lartë është në sektorin "Krijimi dhe shpërndarja e informacionit dhe produkteve kreative; telekomunikacioni" - 5164 leva ose 2640 euro, në polin e kundërt është sektori "Industria e hotelerisë dhe restoranteve" - ​​1491 leva ose 762 euro.

Publikoi / Publikuan: БНР екип