LAJME

Artikull

Ljudmilla Petkova mbetet ushtruese e detyrës së ministres së financave në kabinetin e Kozharovës

Martë, 13 Gusht 2024, 06:27

Ljudmilla Petkova

Ljudmilla Petkova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministrja në detyrë e financave dhe zëvendëskryeministre Ljudmilla Petkova pranoi të mbetet në qeverinë e ardhshme në detyrë, konfirmoi ekipi i saj për BNR. Petkova e pranoi ftesën e të zgjedhurës për kryeministre, Gorica Grënçarova-Kozhareva, ndërsa më herët nga Ministria e Financave refuzuan të komentojnë bisedimet. Është e mundur që edhe në kabinetin e ri Ljudmilla Petkova ta mbajë postin e zëvendëskryeministres.
Edhe 6 ditë i mbeten Gorica Grënçarova - Kozhareva, e propozuar nga presidenti Rumen Radev kryeministër në detyrë, për të zgjedhur ministrat për kabinetin në detyrë. Ministrat e deritanishëm në detyrë të mbrojtjes, transportit, kulturës, drejtësisë dhe financave - Atanas Zaprjanov, Georgi Gvozdejkov, Najden Todorov, Maria Pavllova dhe Ljudmila Petkova - shprehën dëshirën e tyre për të mbetur në krye të ministrive përkatëse.