LAJME

Artikull

Këshilli i Evropës insiston për heqjen e ndalimit të propagandës LGBT në shkolla

Martë, 13 Gusht 2024, 08:27

Këshilli i Evropës insiston për heqjen e ndalimit të propagandës LGBT në shkolla

FOTO: europarl.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Majkëll O'Fleërti tha se është "thellësisht i shqetësuar" nga ligji i miratuar nga parlamenti bullgar kundër "propagandës" LGBT në shkolla dhe i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të mos e nënshkruajë atë, njofton BTA, duke cituar AFP. “Jam i shqetësuar thellë nga ligji i ndalimit, shkroi O'Fleërti në rrjetin social “X”: “I bëj thirrje (presidentit Radev) të mos e nënshkruajë atë. Autoritetet duhet të luftojnë diskriminimin dhe retorikën armiqësore kundër personave LGBT, përfshirë edhe në prag të zgjedhjeve”, shtoi komisioneri.
Mbrëmjen e së hënës në administratën e presidentit u dorëzuan 7038 nënshkrime të qytetarëve dhe 76 organizatave joqeveritare, me të cilat kërkohet që kreu i shtetit të vërë veton ndaj ndryshimeve.

Publikoi / Publikuan: БНР екип