LAJME

Artikull

Prokuroria Evropiane po heton “Bulgartransgaz”

Martë, 13 Gusht 2024, 12:29

Prokuroria Evropiane po heton “Bulgartransgaz”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Evropiane po inspekton zyrat e “Bulgartransgaz" në Sofje. Policia siguroi hyrjen në selinë e operatorit të gazit. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për inspektimin nga “Bulgartransgaz” dhe Brukseli, por Zyra e Prokurorit Publik Evropian heton projektet që financohen nga Bashkimi Evropian.Sipas Ministrisë së Brendshme, hetimi ka të bëjë me kompaninë turke të gazit “Botash”.Komisioni Evropian ka javë që kontrollon “Botash”. Në fillim të gushtit, ministri i energjetikës Vlladimir Malinov pyeti homologun e tij turk Alparsllan Bajraktar për rinegocimin e marrëveshjes midis “Bulgargaz” dhe “Botash”.Kompania turke refuzoi kërkesën për rishikimin e kontratës 13-vjeçare.Më 15 gusht, përfaqësues të “Botash” pritet të vizitojnë Bullgarinë për një takim me “Bulgargaz”, kujton BGNES.
Lexoni më shumë: