Artikull
“Bulgartransgaz” bashkëpunoi me Prokurorinë Publike Evropiane në hetimin e Çirenit
Mërkurë 14 Gusht 2024 07:57
Mërkurë, 14 Gusht 2024, 07:57
Ministri në detyrë i energjisë Vlladimir Malinov, Drejtori Ekzekutiv i "Bulgartransgaz" Kirill Ravnaçki
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një ditë pas aksionit të Prokurorisë Evropiane në “Bulgartransgaz” dhe katër kompani të tjera në vend, ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Kirill Ravnaçki dhanë më shumë informacion nga pala bullgare për bastisjet.
“Kemi siguruar akses të plotë në informacionin në lidhje me projektin për zgjerimin e depozitës nëntokësore të gazit në Çiren. Menaxhmenti dhe punonjësit e “Bulgartransgaz” ofruan çdo lloj ndihme për këtë projekt.
Duke pasur parasysh sasinë e madhe të të dhënave, protokolli dhe regjistrimi i të gjithë informacionit të dhënë zgjati më shumë se 10 orë bashkëpunimi. "Bulgartransgaz" mori një grant nga BE për 78 milionë euro për zgjerimin e magazinimit të gazit në Çiren.
Publikoi / Publikuan: БНР екип