LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 15 gushtin

Moti mbetet i nxehtë dhe i pandryshuar deri të premten

Mërkurë, 14 Gusht 2024, 16:35

Parashikimi i motit për 15 gushtin

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell, në shumë vende i nxehtë. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në perëndim, por vetëm në vende të izoluara në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 24°, në Sofje 17°. Temperatura maksimale do të jetë nga 30 deri në 40°, në kryeqytet 35°.
Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi, me erë juglindore. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 28-31°. Uji i detit është 27-28°. Eksitimi i detit do të jetë 3 ballë.
Mbi malet do të mbajë mot me diell, pas mesditës në masivet perëndimore do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 29°, në 2000 m deri në 22°.
Mbetet me diell edhe të premten. Mbi masivët perëndimor do të mbajë vranësira dhe pas mesditës mund të ketë reshje shiu.

Publikoi / Publikuan: БНР екип