SHOQËRI

Artikull

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Enjte, 15 Gusht 2024, 07:39

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi ynë tjetër përfundoi me të bronztë.

FOTO: Община Бургас

Problemat e Olimpiadës u përgatitën nga studiues nga universitetet kryesore në mbarë botën. Në raundin teorik, pjesëmarrësit duhej të merreshin me detyra të ndërlikuara në fushën e inteligjencës artificiale, vizionit kompjuterik, mësimit të makinerive dhe përpunimit të gjuhëve natyrore, dhe në raundin praktik - të krijonin përmbajtje video dhe audio.
Më shumë se 200 njerëz morën pjesë në Olimpiadë, të bashkuar në 40 ekipe nga vende nga të gjitha kontinentet.