SHOQËRI

Artikull

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Premte, 16 Gusht 2024, 03:30

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

FOTO: Facebook / Via Praetoria

Madhësia e shkronjave

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që ngrihet pranë Aprillci ka rrënoja të një kështjelle romake të shekujve IV-V pas Krishtit, si dhe mbetje të një rruge romake. Programi i organizatorëve përfshin gjuajtje me hark, stërvitje legjionare, luftime gladiatorësh. Do të ketë lekxione për historinë romake, degustime të ushqimeve dhe pijeve romake, të përgatitura sipas recetave të ruajtura nga lashtësia. Vizitorët më të rinj do të kenë gjithashtu mundësinë të vishen si luftëtarë romakë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип