MUZIKË

Artikull

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Premte, 16 Gusht 2024, 04:05

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

FOTO: @tonidimitrovaofficial

Madhësia e shkronjave

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke mbuluar 15 qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Turneu filloi në Sofje në qershor. Në kulmin e verës, koncertet vijojnë në teatrot verore në Burgas dhe Varna më 17 dhe 18 gusht, dhe në Stara Zagora më 23 dhe koncerti final më 30 gusht në Ruse. Secila nga këto mbrëmje, nga ora 21:00 në skenën nën yje, këngëtarja prezanton hitet e saj më të mëdha, si dhe duetet me yje të tjerë bullgarë.
Ndër këngët e fundit të Toni Dimitrovës është edhe “Të kujtohet?”, të cilën këngëtarja e prezantoi këtë pranverë. Muzikën e kompozoi Ivan Gogov, vargjet e ngarkuara emocionalisht janë nga Jana Vëllçeva. Aranzhimin e këngës e bëri Svetosllav Lloboshki.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип