LAJME

Artikull

Deri në vitin 2050, duhet të ndërtojmë një objekt të depozitimit të mbetjeve bërthamore

Premte, 16 Gusht 2024, 08:53

Vlladimir Malinov

Vlladimir Malinov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e një depoje për groposjen e mbetjeve bërthamore në vendin tonë, as nuk është përzgjedhur ndonjë vend, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor. U realizuan vetëm sondime paraprake të lokacioneve të përshtatshme për ndërtimin e një depoje të tillë.
Sipas ministrit, në Bullgarinë Veriore ka kushte të përshtatshme gjeologjike. "Deri tani nuk janë kryer studime në terren në lokacione të veçanta në territorin e Republikës së Bullgarisë", shtoi Malinov. Ai sqaroi se sipas strategjisë së miratuar, vendi ynë duhet të ndërtojë një depo deri në vitin 2050 dhe nëse nuk e bën këtë, nuk do të mund të krijojë objekte të veta bërthamore.
Për shkak të ndryshimit të mjedisit gjeopolitik, Bullgaria nuk mund të mbështetet më në kontratën për ruajtjen dhe përpunimin e karburantit bërthamor të harxhuar në Federatën Ruse. Në planin afatmesëm, duhet të ndërtohet një depo në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe të kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë për varrimin e tyre”, shtoi ministri.