LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Vapa vazhdon gjatë ditës së parë të pushimit

Premte, 16 Gusht 2024, 16:05

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ditën e shtunë para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë vranësira të theksuara grumbulluese dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Lindore do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32° dhe 37°, në Sofje rreth 34°.
Mbi malet do të zhvillohen vranësira grumbulluese shiu, dhe në gjysmën e dytë të ditës do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruar me bubullima. Në pjesët e ulëta malore do të fryjë erë e dobët nga lindja-verilindja, ndërsa në kreshtat dhe majat e larta – erë e dobët dhe mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 m do të jetë rreth 28°, në 2000 m - rreth 22°.
Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të jenë 28°-31°, kurse uji i detit është 26°-28°.