Artikull
Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare
Dielë 18 Gusht 2024 04:35
Dielë, 18 Gusht 2024, 04:35
FOTO: Klubi i Valleve Popullore "Zora"
Madhësia e shkronjave
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13 persona, të cilët përfundimisht arritën në 50. Willems e përkufizon sezonin e kaluar 2023-2024 si më të suksesshmin deri më tani. Formacioni u prezantua në një sërë shfaqjesh skenike dhe festivalesh, si në Holandë ashtu edhe në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.
FOTO: Клуб за народни танци „Зора“
Përveç mësimit të valleve popullore bullgare, formacioni organizon gara midis grupeve të ndryshme holandeze, si dhe lojëra në të cilat testohen njohuritë e pjesëmarrësve për traditat dhe folklorin bullgar.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Klubi i Valleve Popullore "Zora"
Publikoi / Publikuan: БНР екип