Dielë 18 Gusht 2024 06:05
Dielë, 18 Gusht 2024, 06:05
FOTO: BNR, Burgas
Madhësia e shkronjave
Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e Ajrit”. Veprimtaria organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Balonave “Në rrugën e zogjve” (Via Pontica).Sivjet motoja e festës është “Balonat në rrugën e zogjve”. Ideja është që të ndiqet rruga e zogjve përgjatë gjithë bregut bullgar të Detit të Zi, nga Sinemorec deri në Shablla.
FOTO: БНР
Programi në të dyja ditët e vë theksin mbi demonstratat e klubeve ndërkombëtare të balonave, të cilët do të prezantojnë modelet e tyre unike. Do të ketë edhe mësime për fluturimin mjeshtëror të balonave sportive.
Foto: BNR - Burgas, BNR
Publikoi / Publikuan: БНР екип