Artikull
Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër
Hënë 19 Gusht 2024 04:10
Hënë, 19 Gusht 2024, 04:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën romake aty kishte objekte tregtare dhe më parë punishte artizanale. Nuk ka të dhëna për banesa, tha për Radio Plovdiv Desisllava Davidova, drejtuese e gërmimeve. “Monedhat e gjetura janë kryesisht prej bronzi dhe vërtetojnë se terreni ka qenë i banuar për më shumë se 2500 vjet. Ato i nënshtrohen restaurimit dhe nuk mund të dalloj nëse janë vetëm prej bronzi, sepse ndonjëherë monedhat e argjendit kanë një patinë të trashë dhe janë të vështira për t'u identifikuar në terren. Shufra kategorikisht nuk ishte për prodhimin e monedhave. Ndoshta ishte menduar për zbukurim dhe për të bërë një lloj bizhuteri”, thotë Davidova.
Lexoni më shumë për qytetin e bukur të Plovdivit:
Publikoi / Publikuan: БНР екип