LAJME

Artikull

Bullgaria mund të dërgojë karburantin e saj bërthamor të harxhuar në Finlandë

Hënë, 19 Gusht 2024, 13:34

Vlladimir Malinov

Vlladimir Malinov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po shqyrton mundësinë e groposjes së karburantit bërthamor të shpenzuar nga Centrali Atomik Elektrik  “Kozlloduj” në Finlandë. Këtë e tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov, në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor lidhur me ndërtimin e depove për ruajtjen e përhershme të lëndës djegëse bërthamore të konsumuar nga Centrali “Kozlloduj” dhe mbetjeve të rrezikshme radioaktive në territorin e Bullgarisë. Sipas tij, të gjitha vendet që zhvillojnë energjinë bërthamore janë duke punuar në projekte që kanë të bëjnë me groposjen e karburantit bërthamor të shpenzuar, sipas kërkesave ndaj vendeve anëtare të BE-së. Bullgaria po studion përvojën e disa vendeve që tashmë janë në një fazë më të avancuar, përkatësisht Finlandës, Suedisë, Francës dhe Zvicrës. Prej këtyre shteteve, Finlanda është në fazën më të avancuar, prandaj tërhoqi vëmendjen e vendit tonë. Për sa i përket ndërtimit të një depoje për depozitimin gjeologjik të mbetjeve bërthamore në vendin tonë, nga studimet e deritanishme rezulton se kushtet gjeologjike në Bullgarinë Veriore, në masivet e Pllakës Miziane, janë më të përshtatshmet. Megjithatë, ky opsion pritet me pakënaqësi nga popullata lokale dhe eko-aktivistët.